egnatia-fiton-kupen-e-shqiperise-per-te-dytin-sezon-radhazi

Egnatia shpallet ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë për të dytin sezon radhazi. Rrogozhinasit mundën në finale Kukësin me rezultatin minimal 1-0, teksa sfidën e vendosi Edison Ndreca me golin e shënuar në minutën e 38-të.

Një finale mjaft e luftuar nga të dyja ekipet që prodhuan lojë të bukur e me raste të pastra shënimi. Pas disa insistimeve në portën kundërshtare, Egnatia zhbllokoi rezultatin në të 38-ën me Edison Ndrecën. Kaq mjaftoi për pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë, të dyja skuadrat shpërdoruan disa raste të pastra shënimi.

Në të 79-ën Egnatia pati mundësinë e artë për të dyfishuar rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Gjuajtja e Fernandos u ndal nga portieri Tafas.

Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0 për Egnatian që fiton për herë të dytë radhazi trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Në fund të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia e dhënies së medaljeve dhe Kupës së Shqipërisë, që iu dorëzuan Egnatias nga Zv.Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri.

The post Egnatia fiton Kupën e Shqipërisë për të dytin sezon radhazi appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here