Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mori pjesë sot në Konferencën Ndërministrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor “Bashkëpunimi për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit Perëndimor”, që është duke u mbajtur në Tiranë, në prag të Samitit të Berlinit. Me këtë rast, ministri Sveçla theksoi se është i rëndësishëm fakti që ky takim po zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit…








