Kryeministri i sapoemëruar i Serbisë, Millosh Vuçeviç, të martën ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill.
Sipas raportimeve të mediave serbe, Hill e Vuçeviç, gjatë takimit janë pajtuar se situata në Kosovë është problematike, kjo për shkak të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës e cila ndaloi përdorimin e valutës shtetërore serbe, Dinarit, për shit-blerje dhe transaksione financiare në territorin e Kosovës.
“Sipas njoftimit të Qeverisë së Serbisë, Vuçeviç dhe Hill janë pajtuar se situata në Kosovë është problematike, sidomos për shkak të heqjes së dinarit si valutë”, raporton mediumi serb me seli në Kosovës, Kosovo Online.
Hill, siç raporton Kosovo – Online, gjatë takimit ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e përgjithshme në Kosovë.
Ambasadori amerikan e ka uruar Vuçeviç-in për postin e tij si kryeministër, ndërsa ka theksuar se shpreson në bashkëpunim të suksesshëm mes dy vendeve në fusha të ndryshme.
The post Vuçeviç e Hill diskutojnë për situatën “problematike” në Kosovë appeared first on Albanian Post.








