debutimi-i-ermonela-jahos-ne-shtepine-e-operas-mbreterore,-rama:-krenar-per-shqipet

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho debutoi në “Royal Opera House” teksa mori edhe përgëzimet nga vetë Mbreti Charles.

Fill pas kësaj ishte kryeministri Edi Rama, i cili përgëzoi këtë arritje të sopranos.

Rama teksa shpërndau foto nga ky debutim, shkroi se ishte krenar për shqipet.

Jaho u shfaq në krah të Mbretit Charles, pasi mahniti publikun e Londrës në shfaqjen për nder të Sir Antonio-s, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor i Shtëpisë së Operës Mbretërore.

Vetë sopranoja shkruan se ishte “një natë shumë e veçantë në Royal Opera House, për të shprehur respektin tim së bashku me kolegët e mi dhe madhërinë e tij Mbretin Charles, për maestron tonë të dashur Toni Papanno”.

“Të gjithë e ndjejnë, kur i duan”, ka shkruar Jaho.

New York Times: Ermonela Jaho mund të këndoj muzikën tënde

The post Debutimi i Ermonela Jahos në Shtëpinë e Operas Mbretërore, Rama: Krenar për shqipet appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here