Skuadra e Pep Guardiolas, në xhiron e fundit, mposhti West Hamin (3:1) Manchester City e ka vazhduar dominimin në Premier League. Titullin e katërt rresht, skuadra e Pep Guardiolas e siguroi të dielën në xhiron e fundit. City mori fitoren që i duhej ndaj West Hamit dhe nuk i dha rast Arsenalit. Në kuadër të xhiros së 38-të të kampionatit anglez, Manchester City fitoi 3:1 ndaj West Hamit.








