irani-ka-kerkuar-ndihmen-e-shba-ve-per-incidentin-e-raisit

Irani ka kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me aksidentin që vrau presidentin Ebrahim Raisi.

Kështu të paktën bëri me dije Departamenti i Shtetit.

Ndërkaq mediat shtetërore iraniane bënë me dije se rrëzimi i helikopterit në të cilin humbi jetën presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ndodhi për shkak të një “dështimi teknik”.

Dega iraniane e rrjetit humanitar të Gjysmëhënës së Kuqe tha të hënën se ekipet e saj të kërkimit dhe shpëtimit kishin arritur në vendin e rrëzimit dhe “nuk gjetën asnjë shenjë se pasagjerët e helikopterit ishin gjallë”.

Zbulimi i rrënojave të djegura të helikopterit të Raisit midis pemëve pasoi orë të tëra kërkimesh.

Ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian, ishte gjithashtu në bord dhe supozohet i vdekur, së bashku me kreun e gardës presidenciale Mehdi Mousavi, Guvernatorin e Azerbajxhanit Lindor, Malek Rahmati, përfaqësuesin e Udhëheqësit Suprem iranian në Azerbajxhanin Lindor, Mohammad Ali Ale-Hashem dhe ekuipazhin.

Raisi, 63 vjeç, ishte një klerik konservator dhe ish-shefi i drejtësisë, i cili ishte përgjegjës për dekada të tëra goditjesh të egra kundër aspiratave të popullit të tij për liri.

I shkolluar në qytetin seminarik të Qom dhe i quajtur “kasapi”, ai pretendohej se ishte përfshirë në ekzekutimin e mijëra të burgosurve politikë në fund të viteve 1980, sipas opozitës iraniane.

Si shef i drejtësisë, ai ishte gjithashtu përgjegjës për valën e arrestimeve dhe ekzekutimeve që pasuan protestat masive kundër regjimit në 2019-2020.

The post Irani ka kërkuar ndihmën e SHBA-ve për incidentin e Raisit appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here