Shtetet e Bashkuara besojnë se kërkesat e ICC-së për urdhër-arrest kundër zyrtarëve të lartë izraelitë janë “plotësisht të pabaza” dhe “nuk duhet të ishin paraqitur”, sipas një zëdhënësi të Departamentit të Shtetit.
Nga ana tjetër, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se SHBA do të bashkëpunonte me ICC-në për punën e tyre mbi krimet ruse të luftës në Ukrainë.
Austin tha se mbështetja e SHBA për Izraelin mbetet “e hekurt”.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller tha se ICC-ja ka bërë “punë të rëndësishme gjatë viteve për t’i mbajtur njerëzit përgjegjës për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit” që SHBA-ja ende i mbështet.
Miller nuk do tha nëse SHBA po shqyrton marrjen e masave kundër ICC-së si rezultat i urdhër-arresteve.
“Ne do të kemi kohë për ta parë atë dhe ndoshta për të dhënë një përgjigje më të plotë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller.
I pyetur nëse kishte një mospërputhje në pozicionin ndaj luftës që Rusia po bën në Ukrainë dhe fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se ndryshimi është te qëllimi.
The post SHBA-të do të vijojnë bashkëpunimin me ICC-në appeared first on Albanian Post.








