norvegjia,-vendi-i-pare-evropian-qe-thote-se-do-te-arrestoje-netanyahun-nese-leshohet-nje-urdher

Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide, thotë se nëse urdhër-arresti kundër kryeministrit të Izraelit bëhet realitet, Norvegjia është e detyruar ta arrestojë atë.

Dje, prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale i kërkoi gjykatës të lëshojë urdhër-arrest kundër kryeministrit izraelit, Netanyahu, ministrit të mbrojtjes ,Yoav Gallant, si dhe tre zyrtarëve të Hamasit përfshirë Yahya Sinwar.

“Nëse ai ose një nga liderët e Hamasit, të cilët janë gjithashtu të paditur, duhet të paraqitet në Norvegji, atëherë ne jemi të detyruar nga ligji ndërkombëtar ta bëjmë këtë. E njëjta gjë vlen për të gjitha vendet në Evropë, me përjashtim të Turqisë”, tha Eide për transmetuesin norvegjez “TV 2”.

The post Norvegjia, vendi i parë evropian që thotë se do të arrestojë Netanyahun nëse lëshohet një urdhër appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here