shtepia-e-bardhe:-bombardimi-izraelit-ne-rafah-nuk-e-kaperceu-vijen-e-kuqe-te-bidenit

Bombardimi i kampit të të zhvendosurve në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, “nuk e kaloi vijën e kuqe” me të cilën presidenti amerikan Joe Biden e ka lidhur vazhdimin e ndihmës ushtarake për Izraelin.

Kështu deklaroi dje zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

“Nuk kam asnjë ndryshim të politikës për të raportuar pas sulmit të së dielës. Sapo ndodhi. Izraelitët do të hetojnë dhe ne do të jemi shumë të interesuar për rezultatet e hetimeve të tyre. Ne do të shohim se si të vazhdojmë më vonë”, tha zyrtari.

Muajin e kaluar Biden paralajmëroi se një pushtim tokësor i Rafahut do ta shtynte Washingtonin të pezullonte ndihmën ushtarake për Izraelin.

Megjithatë, javët e fundit, presidenti i SHBA-ve duket se është tërhequr pas reagimit shumë të ashpër të përfaqësuesve dypartiakë të Kongresit, të cilët e akuzuan atë se dëshironte të braktiste aleatin kryesor të SHBA-ve në Lindjen e Mesme.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë shtuar bombardimet e objektivave në Rafah ditët e fundit dhe një sulm në një kamp refugjatësh fundjavën e kaluar, i cili rezultoi në rreth 50 viktima civilë, ka shkaktuar dënim të ashpër ndërkombëtar.

Në orët e fundit, tanket izraelite me sa duket janë shtyrë deri në qendër të Rafahut, por Shtëpia e Bardhë pohon se operacionet nuk përbëjnë ende një pushtim tokësor në shkallë të plotë.

The post Shtëpia e Bardhë: Bombardimi izraelit në Rafah nuk e kapërceu vijën e kuqe të Bidenit appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here