amsterdam,-nje-i-vdekur-pas-renies-ne-motorin-e-avionit

Një person ka vdekur pasi ka rënë në tehet e turbinës së një avioni pasagjerësh që po nisej në aeroportin Schiphol të Amsterdamit.

Vdekja ndodhi kur fluturimi KLM KL1341 ishte në platformën e aeroportit duke u përgatitur për t’u nisur për në Billund në Danimarkë.

“Një … incident ndodhi në Schiphol sot, gjatë të cilit një person përfundoi në një motor avioni që funksiononte”, tha në një deklaratë të mërkurën transportuesi KLM Royal Dutch Airlines.

“Fatkeqësisht personi ka vdekur”, tha KLM, pa bërë të ditur identitetin e viktimës.

“Rrethanat janë aktualisht nën hetim”, shtohet në deklaratë.

Policia kufitare holandeze, e cila është përgjegjëse për sigurinë në aeroportin më të madh të Holandës, tha se pasagjerët zbritën nga avioni dhe u hap një hetim.

Një foto e postuar nga transmetuesi publik NOS tregonte avionin të rrethuar nga kamionë zjarrfikës dhe ambulanca pranë terminaleve të nisjes.

“Lajm i tmerrshëm për një aksident fatal sot në Schiphol”, tha ministri i infrastrukturës Mark Harbers në X.

The post Amsterdam, një i vdekur pas rënies në motorin e avionit appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here