Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në El Salvador. Nëpërmjet dy videove të postuara në llogarinë e saj në Instagram, e para e shtetit bëri të ditur se është pritur nga ministrja e Jashtme e El Salvadorit, Alexandra Hill Tinoco. Osmani në El Salvador ka udhëtuar me ftesë të presidentit, Nayib Bukele. Presidentja do të marrë pjesë në Inaugurimin e presidentit të ri-zgjedhur Nayib Bukele.








