Në kuadër të Javës së Krenarisë, është mbajtur konferenca me moton “Rrugëtimi drejt gjithëpërfshirjes”, në të cilën u bë prezantimi mbi Planin Kombëtar të Veprimit për Komunitetin LGBTI+, raporton Ekonomia Online. Prezantimi i këtij plani u fokusua në zbatimin praktik të Planit të Veprimit të mëparshëm për të eksploruar zgjidhje dhe për të siguruar zbatimin efektiv të Planit të ri.








