Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar telefonatën që shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me kryeterroristin Milan Radoiçiq, duke thënë se po publikohen me sekuenca qysh po i konvenon dikujt, raporton Ekonomia Online. Pas mbledhjes së Kryesisë, Konjufca tha se Radojiçiq, ka pësuar humbjen me të madhe në Kosovë, viteve të fundit.








