Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur i pikëlluar nga vdekja e artistit, Rexhep Ferri. Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit, si dhe ka thënë se veprimtaria e tij e vendosi atë në mauzoleun e të pavdekshmëve. “Sot me pikëllim të thellë e mora lajmin se ka ndërruar jetë piktori, profesori e akademiku Rexhep Ferri. Ai do t’i mungojë jo vetëm familjes së tij…








