shorti-i-euro-u-17-per-vajza:-shqiperia-dhe-kosova-bien-ne-te-njejtin-grup

Është hedhur këtë të premte në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës shorti për raundin e parë kualifikues të Kampionatit Europian U-17 për vajza për edicionin 2024-2025.

Shorti e vendosi Shqipërinë në Grupin B4 të Ligës B, së bashku me Kosovën dhe Izraelin.

Përfaqësuesja shqiptare U-17 për vajza merr pjesë edhe në këtë edicion të Evropianit në Ligën B, ku do të garojë për të siguruar ngjitjen në Ligën A.

Trajnerja e re e përfaqësueses U-17 për vajza, Cyme Lulaj do të debutojë zyrtarisht në stolin kuqezi në këtë raund të parë kualifikues të Evropianit 2024-2025 për vajza.

Tre federatat e tre skuadrave pjesëmarrëse të grupit B4 do të diskutojnë së bashku për të gjetur kompromisin për vendin që do të organizojë këtë mini-turne.

Vitet e fundit, UEFA dhe federatat e tjera ia kanë besuar FSHF-së organizimin e këtyre mini-turneve europianë.

The post Shorti i Euro U-17 për vajza: Shqipëria dhe Kosova bien në të njëjtin grup appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here