Ceremonia e vendosjes se gurthemelit të ndërtimit të Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Komunën e Podujevës, e cila ishte paraparë të bëhet të shtunën e ku pjesëmarrës do të ishin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka dështuar.
Kjo pasi që Gjykata Komerciale ka pezulluar punën në këtë shkollë në Podujevë.
Drejtori komunal i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu, të shtunën ka bërë të ditur se anulimi i ceremonisë për vendosjen e gurthemelit të Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë, ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Komerciale që ia ndalon punimet operatorit fitues të tenderit.
Fetahu ka thënë se vendimin e kanë marrë dje pas përfundimit të orarit të punës.
“Më datën 30 (maj), Gjykata Komerciale ka marr një vendim të cilin nuk e ka përcjellë tek ne deri ditën e djeshme pas orarit të punës dhe atë nga operatori ekonomik, ku e pezullon aktivitetet e kompanisë që ka fituar tenderin dhe përkohësisht janë ndal punimet”, ka thënë Fetahu.
The post Kurti e Nagavci do t’ia vendosnin gurthemelin, Komercialja pezullon punën në shkollën “Isa Boletini” në Podujevë appeared first on Albanian Post.








