kurti-fton-grupin-“yes-eu”-qe-te-investojne-ne-kosove,-i-njofton-per-“zhvillimin-e-progresin-ekonomik”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit me përfaqësues të grupit të inovacionit “Yes-EU”, ku i pranishëm ishte edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Islandës, Ossur Skarpheoinsson, i ka njoftuar ata me “zhvillimin e progresin ekonomik” në Kosovë, kështu duke i ftuar ata që të investojnë në Kosovë.

Takimi është bërë i ditur përmes një komunikatë dërguar mediave nga Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri i prezantoi përfaqësuesit e “Yes-EU” me zhvillimin e progresin ekonomik që ka njohur vendi ynë në tri vitet e fundit e veçanërisht avancimet në fushën e energjisë dhe teknologjisë, përkatësisht investimet në këto sektorë”.

Tutje, ai ka shprehur përkushtimin e Qeverisë të cilën e udhëheq ai për investime të gjelbra.

“Duke i ftuar që të investojnë në Kosovë, si një vend që ofron hapësirë të volitshme të zhvillimit, të prodhimit të energjisë së gjelbër dhe avancimit të teknologjisë, kryeministri i uroi grupit “Yes-EU” qëndrim të frytshëm e takime sa më produktive”.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe shefi i stafit, Luan Dalipi.

Grupi “Yes-EU” është i njohur ndërkombëtarisht në fushën e inovacionit për projekte të ndryshme të zbatuara, të fokusuar dhe specializuar në projekte të energjisë, me theks në tranzicionin drejt energjisë së ripërtëritshme si dhe transportit të gjelbër.

The post Kurti fton grupin “YES-EU” që të investojnë në Kosovë, i njofton për “zhvillimin e progresin ekonomik” appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here