Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shënimin e 10-të vjetorit të vdekjes së aktivistit Arbënor Dehari, e ka kujtuar si një model i aktivistit që ka qenë motiv për të gjithë. Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ministri Sveçla, ka shtuar se Arbënor Dehari do të jetë gjithmonë udhërrëfyes në përpjekje për forcimin e shtetit, raporton Ekonomia Online.








