Është zbuluar shtatorja prej dy metrash e ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair në Ferizaj.
Ndryshe, më 10 qershor, Blair, vizitoi Kosovën dhe u takuar me krerët e shtetit e mbajti një fjalim në Kuvend.
Ndërkaq, komuna e Prishtinës, e ka nderuar atë me “Çelësin e Qytetit”, e po ashtu e ka shpallur “Qytetar nderi të Prishtinës”.
Blair, ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe në kohën e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe.
Kujtojmë se Blair iu drejtua Parlamentit të Britanisë së Madhe më 23 mars 1999 duke thënë se ”çdo fshat shqiptar në rajonin e Drenicës është në flakë”.
The post Zbulohet shtatorja e ish-kryeministrit britanik Tony Blair në Ferizaj appeared first on Albanian Post.








