si-mund-te-rreshtohet-gjermania-kunder-skocise

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann është “goditur” nga një dëmtim i vonë i një lojtari përpara ndeshjes hapëse të Grupit A të Euro 2024 të premten kundër Skocisë në “Allianz Arena”.

Njëzet e pesë nga përzgjedhja fillestare e “Die Mannschaft” prej 26 lojtarësh janë stërvitur normalisht përpara garës, megjithëse mesfushori 20-vjeçar i Bayern Munich, Aleksandar Pavlovic ka pasur probleme dhe do të mungojë në turne.

Emre Can i Borussia Dortmund-it është thirrur për të zëvendësuar kolegun e tij, edhe pse një vend në stol e pret atë, pasi Nagelsmann duket se është vendosur në formacionin e tij të preferuar 4-2-3-1.

Ende duke mbajtur larg Marc-Andre ter Stegen, Manuel Neuer vepron si linja e fundit e mbrojtjes së Gjermanisë për ndeshjen e tij të 120-të, i ruajtur nga muri mbrojtës me dy lojtarë qëndrorë si Antonio Rudiger dhe Jonathan Tah.

Joshua Kimmich tani është rikthyer në rolin e tij të mbrojtësit të djathtë pas një periudhe të suksesshme në mesfushë, ndërsa Maximilian Mittelstadt i Stuttgart-it pritet të parakalojë David Raum-in për pozicionin e mbrojtësit të majtë.

Me karrierën e tij të klubit tashmë të përfunduar, Toni Kroos përgatitet për “vallëzimin e fundit” në futboll dhe partneri i tij do të jetë Robert Andrich, ndërsa Ilkay Gundogan që mban shiritin e kapitenit pritet të jetë numri “10”.

Jamal Musiala dhe Florian Wirtz pritet të mbajnë larg formacionit bazë Leroy Sane-n, ndërsa Kai Havertz i Arsenal-it duhet gjithashtu të fitojë në sulm përpara Niclas Fullkrug.

Formacioni i mundshëm fillestar i Gjermanisë: 4-2-3-1: Neuer; Kimmich, Tah, Rudiger, Mittelstadt; Kroos, Andrich; Musiala, Gundogan, Wirtz; Havertz.

Gjermania sfidon Skocinë në ndeshjen hapëse të Euro 2024-ës

The post Si mund të rreshtohet Gjermania kundër Skocisë appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here