Këtë të shtune është varrosur me nderime ushtarake nënoficeri Muhamet Beqiri, i cili vdiq në vendin e tij të punës. Ceremonia e homazheve pranë arkivolit të rreshter Muhamet Beqirit është mbajut në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, ku për ta nderuar jetën dhe veprën e tij të pranishëm ishin familjarë, ushtarakë, përfaqësues institucionet, shoqata të dalura nga lufta e qytetarë të shumtë.








