Kryeministri Albin Kurti u takua me grupin e studentëve nga Amsterdam University College, të cilët janë pjesë të “Peace Lab field trip” dhe po qëndrojnë për një vizitë studimore në Kosovë. Edhe sivjet, studentët vijnë nga shumë vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Italia, Holanda, Islanda, Hungaria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Tajlanda.








