(Ky lajm është përditësuar)
Danimarka ka barazuar rezultatin ndaj Anglisë. Morten Hjulmand shënoi nga distanca për t’i barazuar shifrat në 1-1.
Anglia kaloi e para në epërsi përmes Harry Kane në minutën e 18-të të ndeshjes që luhet në Frankfurt të Gjermanisë.
Kane shënoi nga afërsia pas një gabimi të mbrojtjes së danezëve. Gjithashtu Kyle Walker mori pjesë në golin e Anglisë.
Anglia e Danimarka përballen në kuadër të xhiros së dytë të Grupit C në kuadër të Euro 2024. Në geup janë edhe Serbia e Sllovenia.
Tre Luanët fituan 1-0 kundër Serbisë të dielën pas golit të Jude Bellingham, kurse Danimarka barazoi 1-1 ndaj Sllovenisë.
Que golaço de Hjulmand! Lindo! Sem dar qualquer hipótese ao Pickford!! pic.twitter.com/eChnIacVWw
— Sporting Things (@Sporting_Things) June 20, 2024
The post Supergol i Danimarkës appeared first on Albanian Post.








