shqiperia-‘digjet’-nga-i-nxehti,-por-ne-erseke-nis-bresheri

Shqipëria është përfshirë ditët e fundit nga një valë e gjerë e të nxehtit afrikan, duke u përballur me temperatura tepër të larta.

Por çudia ka ndodhur në disa zona të Ersekës, ku pavarësisht temperaturave, për disa minuta, banorët aty janë përballur me reshje të dendura breshëri.

Konkretisht zonat që janë prekur më shumë nga breshëri janë rrëzë malit të Gramozit, në Rehovë, Starje dhe Prodan.

Sipas banorëve të zonave, reshjet nuk zgjatën më shumë se 20 minuta, por shprehen gjithashtu se breshëri mund të ketë shkaktuar dëme në pemët frutore. Grupet e punës ndërkaq do të zbresin në terren ditën e hënë për të evidentuar dëmet.

The post Shqipëria ‘digjet’ nga i nxehti, por në Ersekë nis breshëri appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here