Parlamenti i Spanjës e ka nisur diskutimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kjo çështje është pika e tretë e rendit të ditës të deputetëve spanjoll. Këtë nismë e mori grupi parlamentar i partisë katalunase “Junts” ku argumentohet se Kosova është “një shtet ligjor dhe demokratik me rreth 1.7 milion banorë”, i cili njihet si shtet i pavarur nga mbi 100 vende, duke përfshirë 22 anëtarë të BE-së.








