balla-ne-samitin-e-shefave-te-policise-se-okb-se:-veprime-te-forta-kunder-trafikimit-te-drogave-sintetike

Ministri i Brendshëm në Republikën e Shqipërisë, Taulant Balla, mori pjesë në Samitin e Shefave të Policisë së Kombeve të Bashkuara në New York.

Në fjalën e tij Balla u shpreh se “mblidhemi me një angazhim të përbashkët për t’u përballuar me dy sfida kritike të kohës sonë: parandalimin e konflikteve dhe ruajtjen e paqes”.

Sipas tij, konflikti dhe dhuna, qofshin të nxitura nga faktorë politikë, social apo ekonomik, shkaktojnë vuajtje dhe pengojnë përparimin drejt një bote paqësore.

“Sot më shumë se kurrë përballemi me sfida të shumta në fushën e sigurisë dhe rendit publik, krimeve të organizuara, trafikimit të drogës, terrorizmit dhe krimeve kibernetike që janë kërcënime globale, pa kufij dhe kërkojnë një përgjigje të përbashkët dhe të koordinuar”, nënvizoi Balla.

Ai u shpreh se, “duke qenë përgjegjës për shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë, ne duhet të ndërmarrim veprime të forta kundër prodhimit, trafikimit, përdorimit, varësisë dhe vdekjeve nga mbidozat e drogave sintetike”.

Më herët Balla u takua në Washington, me Kryetarin e Komisionit Special në Kongresin Amerikan John Moolennar.

Balla zhvilloi një bisedë, që e konsideroi të frytshme, mbi sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e përdoruesve të internetit dhe rrjeteve sociale nga dhuna online.

“Ne i kushtojmë një vëmendje të shtuar keqpërdorimit të rrjeteve sociale për veprimtari apo promovim të sjelljeve të paligjshme. Është i domosdoshëm verifikimi i moshës dhe identitetit të përdoruesve, monitorimit të kohës së qëndrimit, monitorimit prindëror me qëllim shmangien e varësisë tek fëmijët dhe adoleshentët”, nënvizoi ministri i Brendshëm pas takimit me zyrtarin amerikan.

Kongresi Amerikan dhe Parlamenti Evropian kanë kërkuar monitorim të detajuar gjatë periudhave zgjedhore, për të shmangur dezinformimin dhe ndërhyrjet në proceset zgjedhore.

Kongresmeni Moolenaar është një zyrtar i njohur dhe mik i rëndësishëm i diasporës shqiptare në Michigan.

The post Balla në Samitin e Shefave të Policisë së OKB-së: Veprime të forta kundër trafikimit të drogave sintetike appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here