‘kushtet-e-kurtit-ne-bruksel’,-haziri:-kosova-i-ka-vendosur-kushte-vetes!

Një i mitur është vetëplagosur me armë zjarri në Lezhë mbrëmjen e së premtes.

Policia tha se ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Fushë Malbardhë, njësia Administrative Milot, ku dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi i mitur B.H 15 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15-vjeçari kishte gjetur një armë zjarri pistoletë tip TT dhe e kishte marrë në banesë.

Dyshohet se duke e pastruar, aksidentalisht është vetëplagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip Pistoletë TT.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/Euronews Albania/

The post Vetëplagoset me armë zjarri 15-vjeçari në Lezhë appeared first on GazetaBlic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here