nicole-scherzinger-flet-per-shpresat-e-saj-per-te-krijuar-nje-familje,-thote-se-“deshiron-te-behet-nene”

Këngëtarja dhe aktorja amerikane Nicole Scherzinger mezi pret të bëhet nënë.

Ylli i “Sunset Boulevard”, 45 vjeçe, u shpreh për shpresat e saj që një ditë të krijojë një familje në një intervistë të re me The Times, transmeton AlbanianPost, duke i thënë medias se “do të donte” të kishte fëmijë një ditë së shpejti.

“O zot, do të doja shumë. Nuk i jam shmangur kurrë kësaj. Mezi pres”, tha këngëtarja, e cila është fejuar me ish-lojtarin e regbit skocez, Thom Evans.

“Ora po kalon. Dua të kem një fëmijë, por kjo kërkon punë. Por do të më duhet të gjej kohë sepse, po. Mezi pres të kem fëmijë”, shtoi ajo.

E pyetur nëse mamaja e saj e ka bërë presion për nipërit e mbesat, ish-këngëtarja e “Pussycat Doll” tha se nuk e ka shtyrë.

“Jo, sepse nëna ime e di se sa shumë punoj dhe sa e pasionuar jam për atë që bëj. Ajo është një grua besnike dhe thjesht e di, gjithçka në kohën e Zotit”, tha artistja.

Scherzinger u takua me Evans kur ai ishte një konkurrent në “X Factor: Celebrity” në vitin 2019 dhe ajo ishte anëtare e panelit të spektaklit.

Ndonëse u përhapën thashethemet se të dy ishin në lidhje jo shumë kohësh, as Scherzinger dhe as Evans nuk e konfirmuan lidhjen e tyre derisa bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në një festë të “Golden Globes” në janar të vitit 2020.

“Është vetëm një bekim të kesh një marrëdhënie normale të shëndetshme”, tha Scherzinger në nëntor të vitit 2020.

Në qershor të vitit 2023, çifti u fejua pas disa vitesh lidhje.

Kujtojmë se me vetëm dy albume dhe mbi 55 milionë disqe të shitura në mbarë botën, “The Pussycat Dolls”, pjesë e së cilit ishte Scherzinger, janë një nga grupet femra më të suksesshme në botë të të gjitha kohërave.

The post Nicole Scherzinger flet për shpresat e saj për të krijuar një familje, thotë se “dëshiron të bëhet nënë” appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here