rifillon-ndeshja-gjermani-–-danimarke

Ka rifilluar dueli mes Gjermanisë dhe Danimarkës, pas pezullimit të përkohshëm për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Dueli mes Gjermanisë dhe Danimarkës rifillon në minutën e 36 me topin që e kanë gjermanët në posedim.

Dortmundi ishte në qender të një stuhie shiu, e cila u shoqërua me rrufe dhe breshër, por tani situata është qetësuar disi.

Përsa i përketë ndeshjes, Gjermania e nisi mirë duke gjetur golin shumë herët, por u anulua për një faull në nisje të aksionit.

Gjermanët patën edhe disa raste të tjera të mira, por pa gjetur rrjetën.

Edhe danezët ishin në lartësin e duhur, duke patur disa raste, por pa mundur të gjenin konkretizimin e aksioneve të tyre.

The post Rifillon ndeshja Gjermani – Danimarkë appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here