lajcak:-bislimi-e-petkovic-u-pajtuan-per-nje-sere-hapash

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, pas përfundimit të takimit në mes të zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimit me kryenegociatorin e palës serbe, Petar Petkoviç, tha se për rreth dy orë bisedime në Bruksel “janë trajtuar një gamë të gjerë çështjesh”.

Sipas tij Kosova dhe Serbia, në Bruksel të martën, kanë “rënë dakord për një sërë hapash që do të ndërmerren në vijim”.

Në anën tjetër, Bislimi, pas takimit tha se Serbia ishte e interesuar të bisedojë vetëm për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në një prononcim për media të martën në Bruksel, Bislimi, ndër të tjera potencoi se Serbia nuk është e interesuar të diskutojë për finalizimin e planit të sekuencimit të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit.

Pika e vetme e agjendës në të cilën ne duhej të shënonim përparim ishte diskutimi i finalizimit të planit të sekuencimit. Megjithatë nga pala serbe u bë e qartë prej fillimit se ata duan të zbatojnë vetëm pjesë të Marrëveshjes Bazë, që janë në harmoni me vijat e tyre të kuqe. Ne nuk i kemi parë kurrë ato vija të kuqe. Petkoviç nuk ishte i interesuar as të bisedojë për planin e sekuencimit”, tha Bislimi.

Ndërsa pala kosovare, sipas Bislimit, ka pasur propozime për secilën pikë të planit të sekuencimit, meqë në vlerësimin e tij “Marrëveshja Bazike duhet të pranohet në plotni”.

“Plani i sekuencimit duhet të jetë gjithëpërfshirës pasi s’mund të dizajnojmë 10 plane të sekuencimit”.

Bislimi gjithashtu ka potencuar se gjatë bisedimeve i deleguar i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka kërkuar si nga Kosova ashtu edhe Serbia që deri më 18 korrik “të dërgojmë komentet tona me shkrim për këtë marrëveshje”.

The post Lajçak: Bislimi e Petkoviç u pajtuan për një sërë hapash appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here