Daniel Server, profesor në Universitetin Johns Hopkins, njohës i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, në një intervistë në ‘RTKPrime’ ka folur në mënyrë të veçantë për gjendjen në të cilën ndodhet tani dialogu Kosovë-Serbi, që, sipas tij, ka ngecur dhe që nuk ka pasur ndonjë sukses të madh. Arsyeja e mossuksesit të dialogut, sipas tij, është mungesa e gatishmërisë nga të dyja palët.








