Flamuri i kuq me atë shqiponjën…nuk ia mbulonte kokën e as këmbët shkrimtarit të shtrirë në arkmort. Dukej sikur shqiponja e kishte mbërthyer në gjoks dhe edhe ajo kishte vdekur bashkë me shkrimtarin. Arkmorti kishte ngjyrën që dukej sikur mjeshtrit i kishte tepruar…arkmort i vjetër, i përdorur dhe i lyer me llak. Në Teatër ishte inskenuar hija e Nënë Terezës pa fytyrë, me kryqin që ende askujt…








