Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka nisur vizitën e tij në Turqi, ku nesër do të takojë edhe diasporën që jetojnë në Izmir. Fillimisht sot, ai e ka takuar guvernatorin Suleyman Elban. Kurti dhe Elban, diskutuan rreth thellimit të lidhjeve ekonomike, kulturore dhe arsimore, dhe hulumtimin e mundësive të reja për bashkëpunim në sfera me interest të dyanshëm.








