anglia-eliminon-zvicren-dhe-kualifikohet-ne-gjysmefinalet-e-euro-2024

Anglia ka siguruar biletën për në gjysmëfinalet e Euro 2024 pasi ka mundur Zvicrën 5-3 me penallti, teksa koha e rregullt e takimit dhe ajo shtesë përfundoi në barazim 1-1.

Anglia dhe Zvicra u përballën për biletën e tretë gjysmëfinaliste të Euro 2024, me “Tre Luanët” që në atë raund tani do të përballen me fituesen e çiftit Holand – Turqi. Gjysmëfinalja tjetër është Spanjë – Francë.

Pas dueleve Spanjë – Gjermani dhe Portugali – Francë, Angli – Zvicër ishte ndeshja e tretë çerekfinaliste e Euro 2024 që shkon në kohë shtesë.

Është vetëm hera e dytë në historinë e Kampionatit Evropian që të paktën tre ndeshje çerekfinale shkojnë në shtesë pas vitit 2008 (Kroaci-Turqi, Holandë-Rusi dhe Itali-Spanjë).

Anglia në këtë sfidë kishte ardhur shumë ndryshe nga ndeshjet e tjera të zhvilluara më herët në Euro 2024, ndonëse pati ende vështirësi për të treguar gjithë potencialin e saj.

“Tre Luanët” janë rreshtuar me një skemë 3-4-2-1, e cila mesa duket ishte disi çelsi për formën e treguar këtë ndeshje.

Në krahun tjetër, edhe Zvicra bëri një ndeshje me nivel të lartë. “Helvetët” u mbrojtën mjaft mirë pavarësisht presionit të lartë të anglezëve dhe madje u afruan në disa raste fitimit të sfidës.

Golat e sfidës

Pjesa e parë e takimit përfundoi me rrjeta të paprekura dhe me dy ekipet që nuk u treguan asnjëherë të saktë për të goditur portat kundërshtare.

Zvicra do të gjente e para golin në minutën e 75 me Breel Embolo-n. Megjithatë, vetëm pesë minuta më vonë Anglia barazoi me Bukayo Saka-n.

Ndërkohë, koha shtesë prej 30 minutash prodhoi raste të mira për shënim, por asnjë prej skuadrave nuk mundi të gjente golin. Në këtë mënyrë, ato u drejtuan nga pika e bardhë për të zgjedhur fituesin.

Palmer, Bellingham, Saka, Toney dhe Alexander-Arnold u treguan të saktë për skuadrën e Gareth Southgate nga pika e bardhë.

Akanji humbi penalltinë e parë për Zvicrën, teksa shënuan Schar, Shaqiri dhe Amdouni.

Statistika interesante nga ndeshja

Anglia i shënoi të pesë penalltitë e saj kundër Zvicrës, vetëm hera e dytë që Anglia ka shënuar 100% të penalltive, duke e bërë këtë edhe në Euro 96 kundër Spanjës (4/4).

Zvicra është eliminuar në secilën prej 5 çerekfinaleve të saj në Kupën e Botës (1934, 1938, 1954) dhe Euro (2020, 2024). Është kombi evropian që ka luajtur më shumë ndeshje në këtë fazë në një turne madhor pa u kualifikuar në raundin tjetër.

Kobbie Mainoo u bë lojtari i dytë më i ri i Anglisë (19 vjeç, 78 ditë) që fillon një çerekfinale të turneut të madh për ekipin e meshkujve pas Wayne Rooney në Euro 2004 kundër Portugalisë (18 vjeç 244 ditë).

Bukayo Saka dribloi me sukses katër herë Michel Aebischer-in në pjesën e parë, tashmë më së shumti që një lojtar ka mundur një tjetër në një ndeshje të vetme në Euro 2024.

Aebischer u driblua në total pesë herë në pjesën e parë, tashmë më së shumti nga një lojtar në një ndeshje në Euro 2024.

Jordan Pickford ka pritur katër nga 14 penalltitë (pas kohës shtesë së 30 minutave) me të cilat është përballur në turnetë e mëdha, dy herë më shumë se të gjithë portierët e tjerë të Anglisë së bashku midis viteve 1990 dhe 2012 (2 nga 36).

Skuadrat e nisën me formacionet:

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Konsa (Palmer 78’); Trippier (Shaw 78’), Mainoo (Eze 78’), Rice, Saka; Foden (Alexander-Arnold 115’), Bellingham; Kane (Toney 109’).

Zvicra: Sommer; Schar, Akanji, Rodriguez; Rieder (Zuber 64’), Xhaka, Freuler (Amdouni 118’), Aebischer (Sierro 118’); Ndoye (Zakaria 98’), Embolo (Shaqiri 109’), Vargas (Widmer 64’).

Notat e lojtarëve (sipas Whoscored)

The post Anglia eliminon Zvicrën dhe kualifikohet në gjysmëfinalet e Euro 2024 appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here