Holanda është kombëtarja e fundit që kalon në gjysmëfinalet e Euro 2024, pasi mundi me përmbysje 2-1 Turqinë.
Holanda arriti në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për herë të gjashtë në histori, me vetëm Gjermaninë që arrin në katër të fundit më shpesh në Euro (9 herë).
“Tulipanët” tani do të përballen me Anglinë në gjysmëfinalen e të mërkurës. Një ditë më herët, Spanja ndeshet me Francën në gjysmëfinalen tjetër.
Ishte një ndeshje me dy fytyra. Turqia dominoi dhe shënoi gjatë pjesës së parë, gjë që në pjesën e dytë e bëri Holanda.
Samet Akaydın, mbrojtësi turk, i famshëm për autogolin qesharak në sfidën ndaj Portugalisë në grupe, realizoi me kokë në minutën e 35, duke i dhënë avantazhin Turqisë.
Megjithatë, përgjigjja e holandezëve do të vinte me dy gola të shpejtë, brenda gjashtë minutave, në pjesën e dytë.
Stefan de Vrij do të barazonte shifrat 1-1 pas një gjuajtje me kokë në minutën e 70.
Gjashtë minuta më vonë, mbrojtësi turk, Mert Muldur, u tregua i pavëmendshëm në mbulimin e Cody Gakpo dhe topi i prekur fillimisht nga ai përfundoi duke marr një devijim nga holandezi para se të përfundonte në rrjetë.
Minutat e mbetura të ndeshjes, turqit provuan të barazonin, por fati dukej se nuk ishte me ta, në të paktën dy-tre raste të mira shënimi.
Dhe me rezultatin 2-1, Holanda siguron gjysmëfinalet, ndërsa Turqia duhet të kënaqet me paraqitjen dinjitozen ë Euro 2024.
Statistika interesante nga ndeshja
Holanda pranoi katër gola pas një goditjeje këndi në 2024, numri më i lartë në një vit kalendarik që nga viti 1992 (gjithashtu 4).
Për herë të parë që nga Kupa e Botës 1994 (gjithashtu 3), Holanda pranoi golin e hapjes në tre ndeshje të ndryshme në një turne të vetëm madhor.
Stefan de Vrij shënoi golin e tij të parë për Holandën që nga 31 marsi 2015 (kundër Spanjës), 42 ndeshje ndërkombëtare më parë.
Statistikat e ndeshjes

The post Holanda përmbys Turqinë dhe kalon në gjysmëfinalet e Euro 2024 appeared first on Albanian Post.








