Futbollisti i Kombëtares franceze të futbollit, Jules Koundé, shpreh “lehtësimin” e tij në përfundim të raundit të dytë të zgjedhjeve legjislative në Francë.
Ai tashmë kishte mbajtur një qëndrim të qartë kundër ekstremit të djathtë të Rassemblement National.
Futbollisti Jules Koundé, aktualisht në garë për kombëtaren franceze në Euro 2024, shprehu “lehtësimin” e tij në X, ish-Twitter, përmes një publikimi, pasi kishte shpalosur prej kohësh qëndrimet kundër ekstremit të djathtë dhe i kishte bërë votuesve thirrje të mos hidhnin në kutitë e votimit fletë për partinë e Marine Le Pen.
“Urime të gjithë francezëve, të cilët u mobilizuan, që ky vend i bukur që është Franca të mos e gjejë veten të qeverisur nga e djathta ekstreme”, ka shkruar ai.
Exit pollet në Francë: Parakalim i bujshëm i së majtës, partia e Le Pen e treta
The post Kounde i “lehtësuar” nga rezultati i zgjedhjeve franceze, pas humbjes së të djathtës ekstreme appeared first on Albanian Post.








