tragjedi-ne-gjirin-e-lalezit-–-18-vjecari-aksidenton-per-vdekje-nje-8-vjecare-nga-sllovakia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit, ku një 18-vjeçar ka aksidentuar për vdekje një vajzë 8-vjeçare nga Sllovakia, e cila gjendej në Shqipëri në pushime me familjen e saj.

Sipas një njoftimi zyrtar, rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes  8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën  drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

The post Tragjedi në Gjirin e Lalëzit – 18-vjeçari aksidenton për vdekje një 8-vjeçare nga Sllovakia appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here