deklarata-e-uashingtonit,-nato-kerkon-reforma-e-raporte-te-mira-fqinjesore-ne-ballkan-–-zotohen-per-angazhim-te-metejme-te-kfor’it

Një person është arrestuar për kontrabandim të duhanit, njoftoi Dogana e Kosovës.

Oficerët doganorë kanë kryer kontrolle në dy lokacione në rajonin e Vitisë dhe aty kanë gjetur 209 kg duhan të grirë dhe 43,000 copë ambalazhe 500 gr për paketim të duhanit.

Këto produkte ishin pa dokumentacion përcjellës dhe janë kontrabanduar përmes rrugëve dytësore në Kosovë, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Dogana ka njoftuar se shmangiet nga taksat doganore llogariten të jenë rreth 8,000.00 euro.

I dyshuari është në mbajtje për 48 orë.

The post Një i arrestuar në Viti për kontrabandë, iu gjetën 209 kg duhan të grirë appeared first on GazetaBlic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here