rama-te-pranoje-qeverine-teknike,-perserit-berisha

Pranimi i qeverisë teknike si kusht i të gjitha kushteve. Është zgjidhja më e thjeshtë për Edi Ramën.

I kësaj thirrje mbetet kreu demokrat Sali Berisha teksa  ka mbajtur fjalën e tij para protestueseve në një lidhje të drejtpërdrejtë.

Ndërkohë që gjatë fjalës së tij janë hedhur molotovë para godinës së Kryeministrisë.

Berisha ka theksuar se jemi përballë një katastrofe.

Sipas tij, 83% e shqiptarëve po largohen. “Shqipërisë i kanoset një kërcënim akoma më ekzistencial, sepse 83 për qind e shqiptarëve që kanë mbetur, duan të ikin”.

“Çdo shqiptar duhet të pranojë të vërtetën se narkoshteti, kapja e drejtësisë, uria e fmijëve, nuk kanë qenë keqqeverisje, as rastësi, por kushte të kalkuluara për nxirjen e jetës së shqiptarëve”.

Berisha ka vijuar duke thënë se “Rama përballë skandaleve nuk mban asnjë përgjegjësi, nuk shfaq asnjë pendesë, sepse Edi Rama, gjithçka e kishte pjesë të agjendës që kur mori pushtetin në vitin 2013”.

Sipas Berishës, Rama e do Shqipërinë pa shqiptarë.

“Bashkë me kanabizimin e Shqipërisë nisën dhe vjedhjet barbare”, ka shtuar ai, teksa ka pohuar se drejtësia e re është bërë për t’iu bindur urdhrave të Ramës.

“Drejtësia e re është bërë për t’u nxirë jetën shqiptarëve për të pritur 15 vite për një proces gjyqësor”, ka pohuar ai.

Realitet i ri në vend, sipas Berishës, është një realitet alarmant.

Realitet i ri në vend, sipas Berishës, është një realitet alarmant pasi miliona para publike po vidhen nga Rama “për Dubai City për portin e Durrësit”.

Kreu demokrat e ka krahasuar vendin me atë që ndodh në Rusi, ku “ndiqen dhe persekutohen drejtuesit opozitarë, kurse kandidatët e opozitës burgosen, vetëm se nuk plotësojnë interesat e Ramës”.

“Asnjë shqiptar përveç hajdutëve dhe trafikantëve të Rilindjes, nuk ka shpëtuar pa marrë plagë në shpirt dhe mendje nga dekada e Edi Ramës, dekada e zbrazjes së Shqipërisë. Këto plagë do mbeten përjetë shenja mbi ata që i pësuan”.

 

The post Rama të pranojë qeverinë teknike, përsërit Berisha appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here