Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani – gjatë samitit të Aleancës së Altantikut të Veriut (NATO) – është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Në një postim në mediat sociale, Hasani ka ndarë foto nga takimi me Blinken.
Ai e falenderoi sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për samitin historik të NATO-s në Washington DC, në 75-vjetorin e Aleancës.
“Ky takim i rëndësishëm rikonfirmoi angazhimin tonë për unitetin transatlantik në përballjen me sfidat globale”, ravijëzon Hasani.
The post Hasani takon Blinken: Shqipëria e angazhuar për unitetin transatlantik appeared first on Albanian Post.








