Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, kryeministrin e Luksemburgut Luc Frieden, kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.
Osmani, i ka falënderuar ata për mbështetjen ndaj Kosovës si dhe ka diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit.
“Gjatë Samitit të NATO-s, me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas dhe Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, mbi rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbrojtjes së vlerave të cilat qëndrojnë në themel të Aleancës Veri-Atlantike”, ka thënë Osmani.
Teksa, kryeministrin Trudeau Osmani tha se “e falënderova për mbështetjen e palëkundur të Kanadasë për vendin dhe popullin tonë”.
Osmani përfaqësoi Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO, me ftesë të presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku m ç’rast në përfundim të samitit, ka pasur rastin ta takoi Biden, “të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës”.
Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës.
The post Osmani vlerëson mbështetjen nga Estonia, Luksemburgu dhe Kanadaja, kërkon rritje të bashkëpunimit appeared first on Albanian Post.








