Nuk mund ta mohojmë që pandemia e COVID-19 ka ndryshuar shumë prej marrëdhënieve me ushqimin. Shumica prej nesh po gatuajnë në shtëpi, me një fokus të veçantë tek freskia, vitaminat dhe mineralet por edhe tek mos shpërdorimi i ushqimit. Në këto ditë të vështira, është shumë e rëndësishme që frigoriferi dhe kuzhina jonë të përmbajë një larmishmëri ushqimesh që na mbajnë të shëndetshëm.








