Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thënë se liqeni i Ujmanit po vizitohet nga aktivistë të Vetëvendosjes, e ndërkohë ata po ruhen nga Policia e Kosovës, me orar të zgjatur e në temperatura të larta. Berisha ka shkruar në Facebook se 600 policë po qëndrojnë temperatura 40 gradë që të sigurojnë “aktorët” – aktivistët e VV së gjatë incizimit të spotit elektoral!








