“dil-prej-‘ktuhit,-ose-t’i-thirri-policine”,-artan-hajrizi-tregon-se-si-e-kercenoi-te-vellain-fatonin-qe-te-largohej-nga-shtepia-e-tij-ne-gjermani

Artan Hajrizi, i vëllai i Fatonit, i cili dyshohet se vrau një polic dhe plagosi një tjetër në Loznicë të Serbisë, ka treguar bisedën që ka pasur me të në kohën kur ai si arratisur kishte qëndruar tek ai në Gjermani.

Sipas rrëfimit të tij në një intervistë për televizionin 7, ai ka treguar se e ka kërcënuar Fatonin që të largohej nga banesa e tij, ose në të kundërtën do ta thërriste policinë.

“Unë kam biseduar me të, i kam treguar që më e mira është për ty: ktheu poshtë, kthehu poshtë e dorëzoju shtetit se nuk janë këto ma gjëra sikur para 20 vjetëve”, tha fillimisht ai.

“I kam thënë: dorëzoju shtetit më mirë. Ai më ka thënë ‘ato janë probleme të mia’, thash kqyre vëlla ‘ti dil prej qetushit, jo jo unë ti thirri policinë vet qetu se nuk du me pas probleme”, shtoi.

“E kam edhe deklaratën në polici, që e kanë shkruar gjermanët që unë kam dashur ta lajmëroj në polici, dhe i kom than se nuk të vinë ty policia e thjesht, po të vijnë policia që janë më të specializuar të Gjermanisë, edhe aty i kam thanë po dal deri qitu – se unë dola prej dere – që s’del unë kam me thirr policinë”, vazhdoi rrëfimin e tij.

Ai pretendon se Fatoni ia ka vjedhur dokumentet identifikuese atij, pasi që, siç potencoi vet, ato i le gjithmonë mbi tavolinë pasi që të kthehet nga puna.

Faton Hajrizi që disa javë është arratisur nga burgu i Smrekonicës të Vushtrrisë. Gjatë kësaj kohe në arrati, i vëllau ka thënë se ai ka qëndruar në Spanjë, Austri, Itali e Slloveni.

Polici i plagosur serb nga Hajrizi rrëfen ngjarjen: Fillimisht ishte i buzëqeshur, pastaj qëlloi

Çka ndodhi?

Një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë rreth orës 00:55 të enjten në Loznicë të Serbisë.

Raportohet se vrasja ka ndodhur rreth orës 00:55, kur zyrtarët policorë teksa kanë qenë duke kontrolluar veturat në një pikë kontrolli në Lipniçki Shor, e kanë ndaluar një veturë të tipit Mercedes me targa të Tutinit të Serbisë në të cilën kanë qenë dy persona.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka për të shtuar asgjë përveç asaj që është publike për vrasjen e një polici serb në Serbi, derisa i dyshuari është një kosovar.

“Nuk kam diçka shtesë, mirëpo organet e sigurisë po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lutur që të përcillni me vëmendje komunikatat e Policisë, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Jashtme”, tha Kurti gjatë një konference për media.

“Edhe unë pres që të japin deklaratat e tyre profesionale, sepse ne besojmë se kjo çështje nuk duhet të politizohet, por të trajtohet si e tillë, nga pikëpamja e sigurisë, ligjore dhe profesionale”, shtoi.

Ndërsa, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka njoftuar se është duke përcjellur zhvillimet dhe ka apeluar tek mërgimtarët t’i shmangin lëvizjet përmes Serbisë.

The post “Dil prej ‘ktuhit, ose t’i thirri policinë”, Artan Hajrizi tregon se si e kërcënoi të vëllain Fatonin që të largohej nga shtëpia e tij në Gjermani appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here