Mbi 3 mijë kërkesa janë bërë deri tani për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë serbë në patentë shoferë legal të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, në një përgjigje me shkrim për Albanian Post.
“Sipas të dhënave deri tani janë 3 mijë e 223 qytetarë që kanë kërkuar të bëjnë konvertimin e patentë shoferëve”, tha Elshani për AP.
Më 7 maj, ministria e Punëve të Brendshme (MPB), kishte marrë vendim që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare të Republikës së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sqaroi se vendimi hyn në fuqi më datën 9 maj dhe është valid deri më datën 9 gusht të 2024-së.
Ai ka bërë thirrje që në afat sa më të shkurtër komuniteti serb të aplikojë për të realizuar të drejtën.
Ky vendim ishte mirëpritur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe e Gjermanisë.
The post Mbi 3 mijë qytetarë konvertojnë patentë shoferët në RKS appeared first on Albanian Post.








