osmani,-homologut-lituanez:-qendrojme-se-bashku-kunder-regjimeve-autokratike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj nga Lituania, Gitanas Nauseda me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit.

Takimin e ka bërë të ditur Osmani përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Në Mbretërinë e Bashkuar, takova edhe Presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda, një përkrahës i palëkundur i Kosovës”.

“Si demokraci në vijën e parë, shtetet tona ndajnë përkushtim të thellë për të qëndruar të bashkuar kundër regjimeve autokratike. Republika e Kosovës është thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e Lituanisë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani, ka qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi që ka marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Osmani ka marrë pjesë në dy sesionet plenare të Samitit, si dhe në tryezën e rrumbullakët të liderëve me temë “Mbrojtja e demokracisë: luftimi i manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja”.

Ndryshe, Osmani përfaqësoi Kosovën edhe në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë të presidentit, Joe Biden, ku m ç’rast, në përfundim të samitit, ka pasur rastin ta takoi Biden, “të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës”.

Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës.

The post Osmani, homologut lituanez: Qëndrojmë së bashku kundër regjimeve autokratike appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here