Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesnatën e 20 korrikut në Memaliaj, ku pas një atentati me armë zjarri kanë mbetur të vrarë tre persona.
Sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes, gjithçka është zhvilluar në pak sekonda në një lokal pranë Bashkisë, ku viktima kanë mbetur tre shtetas me inicialet Sh.K., G.M. dhe M.Ç.
Po ashtu, i plagosur rëndë ka mbetur edhe një shtetas tjetër, me iniciale A.K.
Atentatorët, pasi kanë qëlluar me automatik kallashnikov duke lënë të vdekur tre personat, janë larguar në drejtim të paditur.
Dyshimet e para janë se objektiv i atentatit ka qenë shtetasi Sh.K, ndërsa dy viktimat e tjera janë aksidentale, pasi mendohet se janë kamarieri dhe një klient i lokalit.
Policia e Gjirokastrës ka rrethuar zonën dhe po punon për mbledhjen e provave materiale apo të dëshmive, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës, por dhe identifikimin e arrestimin e autorëve të këtij krimi të rëndë.
The post Tre të vrarë pas një atentati në Memaliaj appeared first on Albanian Post.








