unesco:-shqiperia-te-shmange-me-cdo-kusht-menaxhimin-e-fragmentarizuar-te-butrintit

UNESCO nuk pritet ta listojë këtë vit Butrintin në Trashëgiminë Kulturore në Rrezik, por u kërkon autoriteteve shqiptare të shmangin me çdo kusht menaxhimin e fragmentarizuar dhe të sqarojnë me urgjencë kufijtë e pronës.

Kështu shkruan “Zëri i Amerikës”, i cili thekson se projektvendimi që do të shqyrtohet në asamblenë e UNESCO-s që mbahet në Indi u kërkon autoriteteve shqiptare të dorëzojnë një hartë të kufijve të pronës së Butrintit, të cilët janë ndryshuar dy vjet më parë nga qeveria shqiptare pa miratimin e UNESCO-s.

“Është për të ardhur keq thuhet në analizën e UNESCOS , që ky proces mund të rezultojë në një mjedis menaxhimi të fragmentuar, pasi seksionet A3 nuk mbulojnë të gjithë pronën. Kjo duhet të shmanget me çdo kusht”, vlerëson UNESCO.

Sipas VOA-s, UNESCO duke marrë parasysh që Plani i Menaxhimit të Butrintit është miratuar nga qeveria shqiptare në vitin 2020 dhe se periudha e tranzicionit ka përfunduar, Komiteti mund të ftojë Shqipërinë të ndërmarrë një rishikim afatmesëm të zbatimit të tij bazuar në kuadrin monitorues.

Një tjetër qëndrim në analizën e fundit të UNESCO-s shprehet ndaj kufijve të Butrintit ku kërkohen sqarime urgjente.

“Kërkohen sqarime urgjente sesi do të menaxhohen seksionet e pronës që nuk mbulohen nga përcaktimi A3 dhe administrohen nga Fondacioni Menaxhimit të Butrintit dhe se si do të sigurohet ruajta në këto zona”.

“Kjo është veçanërisht urgjente në kontekstin aktual, duke qenë se misioni UNESCO-s konfirmoi se në janar 2022, rreth 600 ha u tërhoqën nga Parku Kombëtar pranë Ksamilit, ku në atë kohë ishte në ndërtim e sipër një kompleks rezidencial turistik. Kjo sipërfaqe shtrihet brenda zonës tampon të pronës siç është miratuar në 2007 nga UNESCO dhe një pjesë e vogël e pronës gjithashtu mund të jetë shkelur nga ndryshimi kufijve .

Raporti

Autoritetet qeveritare shqiptare ndërmorën kohët e fundit takime intensive me drejtues të UNESCO-s të cilat shihen nga analistët e pavarur si një përpjekje për të zbutur qëndrimet e ashpra të UNESCO-s që u reflektuan në një raport të një misioni monitorimi tetorin e vitit të shkuar lidhur me Butrintin.

Raporti u bë publik nga Zëri i Amerikës pasi autoritetet shqiptare nuk dhanë miratimin që UNESCO ta publikonte raportin në faqen zyrtare.

Gjykata Kushtetuese vendosi në prill me një rezultat të ngushtë 5 me 4 të anëtarëve të saj për rrëzimin e kërkesës së një grupi deputetësh të opozitës që kërkonin shfuqizimin e marrëveshjes për administrimin në Parkun Kombëtar të Butrintit.

Sipas marrëveshjes zona A3 e Parkut Kombëtar të Butrintit që njihet si qyteti antik do të administrohet për dhjetë vite nga një organizatë jofitimprurëse në formë Fondacioni krijuar nga ministria shqiptare e Kulturës dhe Fondacioni shqiptaro-amerikan për Zhvillimin (AADF).

The post UNESCO: Shqipëria të shmangë me çdo kusht menaxhimin e fragmentarizuar të Butrintit appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here