Ballkani ka barazuar pa gola në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës ndaj kampionit të Maltës, Hamrun Spartans. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, skuadra portokallezi kishte më shumë raste shënimi, por nuk arriti t’i konkretizojë ato në gol. Nga ana tjetër, mysafirët nuk e rrezikuan portën e Ballkanit asnjëherë gjatë 90 minutave.








