nderron-jete-ne-paraburgim-ne-izrael-nje-udheheqes-i-hamas-it

Një udhëheqës i Hamasit në Bregun Perëndimor ka ndërruar jetë në paraburgimin izraelit pas një përkeqësimi të gjendjes së tij shëndetësore.

Kështu ka bërë me dije një organ qeveritar palestinez të premten herët.

Mustafa Muhammad Abu Ara, 63 vjeç, ka ndërruar jetë pasi u transferua në një spital nga burgu Ramon në jug të Izraelit, thuhet në një deklaratë të Komisionit Palestinez për Çështjet e të Burgosurve.

“Para arrestimit, ai vuante nga probleme të rënda shëndetësore dhe kishte nevojë për një ndjekje intensive mjekësore. Mirëpo, që nga momenti i arrestimit, Sheikh Abu Ara, si të gjithë të burgosurit, është përballur me krime të paprecedentë”.

Abu Ara, i cili u arrestua në tetor të vitit të kaluar, iu nënshtrua torturave dhe u privua nga trajtimi mjekësor, tha organi palestinez.

Të paktën 18 palestinezë kanë vdekur në paraburgimin izraelit që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor, tha muajin e kaluar Shoqata e të Burgosurve Palestinez.

Sulmuesit e udhëhequr nga Hamasi vranë 1 mijë e 200 njerëz dhe morën më shumë se 250 robër, sipas të dhënave izraelite.

Rreth 120 pengje ende mbahen, megjithëse Izraeli beson se një e treta e tyre janë të vdekur.

Autoritetet shëndetësore të Gazës thonë se më shumë se 39 mijë palestinezë janë vrarë dhe shumica e 2.3 milionë njerëzve të Gazës janë zhvendosur nga luftimet që kanë shkatërruar pjesën më të madhe të enklavës dhe kanë krijuar një fatkeqësi humanitare.

The post Ndërron jetë në paraburgim në Izrael një udhëheqës i Hamas-it appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here